Telegrafi

Zjarrfikësi amerikan shfaq aftësitë e tij në garën e kërcimit me litar

Një zjarrfikës në Shtetet e Bashkuara kishte vendosur që kohën e pauzës së drekës ta kalojë me të rinjtë – duke kërcyer në litar.

Pamjet e këtij momente janë bërë virale, ku shihet zjarrfikësi në Ashland të Virginia duke u bërë pjesë e garës të kërcimit me litar, transmeton Telegrafi.

Ishte Jonathan Adfams që u kënaq derisa ishte pjesë e garës që u organizua në afërsi të një kishe në Ashland, ku shumë ekipe të rinjve po garonin për vendin e parë.

E pamjet e këtij momenti janë shpërndarë edhe nga departamenti ku ai punon – duke i uruar fat në garën e mëtejme. /Telegrafi/