Site icon Telegrafi

Zjarret shkatërrojnë rajonin e famshëm të verërave në Francë

Një zjarr i madh ka shpërthyer në rajonin e famshëm të verërave në jug të Bordeaux, Francë.

Prefektura urdhëroi të evakuohen rreth 10 mijë banorë, “Përgatitni gjërat dhe merrni me vete kafshët”.

Nuk është raportuar për viktima deri të mërkurën pasdite. Gjashtëmbëdhjetë shtëpi janë shkatërruar, sipas prefekturës së Gironde.

Zjarri filloi rreth orës 13:00 të martën në Saint-Magne dhe Hostens përpara se të rritej me shpejtësi për shkak të “kushteve të pafavorshme të motit”, njoftoi prefektura.

Gati 14,826 hektarë u përfshinë nga flakët rreth Hostens dhe Belin-Beliet. Mbi 1000 zjarrfikës, nëntë aeroplanë dhe dy helikopterë janë mobilizuar për të adresuar zjarrin, tha në një deklaratë të mërkurën ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin.

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne shkroi në Twitter se do të vizitojë rajonin të enjten.

Në Francën jugore, temperaturat parashikohen të arrijnë deri në 40 gradë Celsius, sipas Meteo France, shërbimi meteorologjik i vendit.

Aktualisht, 63 për qind e Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe janë nën paralajmërime ose alarme për thatësirën të mërkurën, sipas Observatorit Evropian të thatësirës të BE-së.

Mbi 140 mijë hektarë tokë franceze janë djegur deri më tani këtë vit, gati gjashtë herë më shumë se mesatarja për vendin nga viti 2006 në 2021, sipas Sistemit Evropian të Zjarrit në Pyll. /Telegrafi/

Exit mobile version