Telegrafi

Zjarret përfshijnë gati 800 mijë hektarë tokë në Siberi

Helikopterët ushtarakë rusë transportojnë zjarrfikës në terren në një përpjekje për të shtypur zjarret në pyjet e Siberisë.

Kremlini ka thënë se zjarre të tilla të papara duhet t’i atribuohen ndryshimeve klimatike.

Zjarri preku pothuajse 800 mijë hektarë tokë të punueshme, duke mbuluar rajonin verilindor të Yakutia me tym të trashë.

Temperaturat jashtëzakonisht të larta dhe erërat e forta komplikojnë përpjekjet e më shumë se 2,000 zjarrfikësve në tokë.

Lexo po ashtu Siberia regjistron temperatura alarmante prej 48 gradë Celsius

Helikopteri Mi-8 nuk mund të pompojë ujë në zonën e prekur për shkak të shikimit të dobët për shkak të tymit.

Ndryshe, Yakutia ka qenë në një gjendje të jashtëzakonshme që nga muaji qershor kur arritën temperaturat deri 48 gradë Celsius. /Telegrafi/