Zona e Lunxhërisë në Gjirokastër është përfshirë nga zjarre të mëdha ditën e sotme, ku një person u gjet i djegur pas përpjekjeve për të shuar flakët.
Banorët janë detyruar të evakuohen vetëm me rrobat e trupit, duke lënë gjithçka pas nga frika se mos flakët do t’i përpijnë siç ka ndodhur me tokat e mbjella.
Ushtria dhe banorët janë bërë bashkë duke luftuar me flakët vetëm me mjete rrethanore, me kova uji, ndërsa pritet që të vijë ndihmë nga ajri.
Ushtria e cila ndodhet në terren ka bërë të mundur evakuimin e banorëve në tre fshatra të zonës së Lunxhërisë, Asim Zeneli, Arshi Lengo dhe Krina./tch