Site icon Telegrafi

Zjarret në Maqedoni: Helikopterët do të furnizohen me karburant pranë pikave kritike

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska njoftoi sot se helikopterët që marrin pjesë në shuarjen e zjarreve do të furnizohen me karburant në një heliport të improvizuar pranë Berovës.

“Ne kemi rritur efikasitetin dhe shpejtësinë e funksionimit të të gjithë avionëve – Ushtria ka siguruar furnizimin me karburant të helikopterëve në afërsi të pikave kritike.

Në një helipad të improvizuar, helikopterët zbarkojnë, furnizohen me karburant, arrijnë të sigurojnë ujë nga rezervuarët aty pranë dhe mund të kthehen menjëherë në fushë. Kjo shkurton shumë kohën për ndërhyrje”, shkruan Sheqerinska në Facebook.

Exit mobile version