Site icon Telegrafi

Zjarret në Makedonski Brod akoma janë aktive

Zjarret në afërsi të Makedonski Brod nuk mund të shuhen tanimë për disa ditë. Ata janë ende aktive, ndërsa për lokalizimin e tyre janë angazhuar edhe përfaqësues të Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Për zjarret mbrëmë në seancë diskutoi qeveria, e cila ftoi Komitetin drejtues për menaxhim me kriza në të cilin bëjnë pjesë ministrat qeveritar të mbrojtjes, punëve të brendshme, transportit dhe lidhjes dhe shëndetësisë dhe Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, që të angazhohen në shuarjen e zjarreve.

Sipas informacioneve të fundit, zjarret akoma janë aktive në Lutoves, në drejtim të Suva dhe po zgjerohen drejt Zdunjes dhe shtëpive të para në Trebovlje.

Me kërkesë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim në shuarjen e zjarreve janë kyçur edhe dy helikopterë të ARM-së, ndërsa gjithashtu janë aktivizuar edhe përfaqësues të ARM-së në Kërçovë.

Më shumë informacione rreth zjarreve në Makedonski Brod, pritet të jep drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Shaban Saliu, gjatë ditës së sotme./Telegrafi/

Exit mobile version