Me mijëra banorë në Kaliforni janë evakuuar ditëve të fundit, për shkak të zjarreve që kapluan vendin.
Me viktimat e zjarrit janë solidarizuar shumë prej figurave publike, të cilët kanë ofruar mjete për familjet, të cilave iu dogjën shtëpitë.
Këngëtarja e famshme Lady Gaga zgjodhi një mënyrë tjetër ndihmese për të zhvendosurit.
Ajo vendosi që të dërgojë pica në një nga qendrat e shumta të evakuimit të Kryqit të Kuq në Los Anxhelos.
Për tu bërë më atraktive, Lady Gaga vendosi që t’i shpërndajë vetë picat për të pranishmit.
“Sot është dita ime e preferuar e vitit – është Dita e Dashurisë Botërore. Unë ju inkurajoj juve që të bëni një akt human”, është shprehur këngëtarja 32-vjeçare në Instagram.
Autoritetet në Kaliforni vazhdojnë kërkimet për më shumë se 200 njerëz që rezultojnë të zhdukur, ndërsa zjarre të fuqishëm kanë përfshirë pjesën veriore dhe jugore të shtetit.
Edhe vet Lady Gaga u detyrua të braktisë shtëpinë e saj në Malibu, si shkas i zjarreve të fuqishme që kapluan vendin. /Telegrafi/