Telegrafi

Zjarret në Kaliforni djegin edhe vilën e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth

Zjarret në shtetin amerikan të Kalifornisë, që kohët e fundit shkatërruan disa mijëra shtëpi, nuk kanë kursyer shtëpitë e disa prej yjeve botërore që jetojnë në Malibu.

Pas Gerard Butlerit, këngëtarja e muzikës pop Miley Cyrus ka treguar se i është djegur tërësisht vila në të cilën jetonte me aktorin australian, Lliam Hemsworth.

Ky i fundit ka publikuar në fotografi të shtëpisë së tyre të mëparshme, e cila tani është kthyer në një gërmadhë të madhe ku asgjë nuk ka mbetur, përveç dashurisë që vjen nga hiri.

“Kjo ishte pjesa tjetër e shtëpisë sime: Dashuria. Shumë njerëz në Malibu dhe në zonën përreth të Kalifornisë humbën shtëpitë e tyre dhe unë u solidarizova me ata të prekur nga zjarri “, shkroi aktori.

Të dielën, Miley gjithashtu shkroi në Twiter rreth zjarrit që goditi shtëpinë e saj, duke thënë se ishte e lumtur që kafshët shtëpiake ishin mirë.

Lexo po ashtu Zjarret në Kaliforni shkrumbuan edhe shtëpinë e ish-misit shqiptar, Valbona Çobës

Gjithashtu edhe ish-misit shqiptar, Valbona Çobës i është shkatërruar tërësisht shtëpia në këtë shtet amerikan.

Ndryshe, zjarret i janë afruar shtëpive të Gilmer del Toros, Vill Smith, Orlando Blooma, Cher dhe Pink. /Telegrafi/