Të paktën 15 persona janë konfirmuar të vdekur dhe më shumë se 150 persona janë shpallur të zhdukur nga zjarret që kanë shkatërruar rajonin e Kalifornisë veriore.
Po ashtu më shumë se 1.500 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret që shpërthyen të dielën.
Nëntë nga viktimat që kanë humbur jetën janë nga Sonoma County.
Sherifi i Qarkut në Sonoma tha se 155 persona ende rezultojnë të zhdukur dhe se kjo mund të ketë ndodhur për shkak të ritmit kaotik të evakuimeve, transmeton KosovaPress.
Dy viktimat e identifikuara në Napa janë 100-vjeçari Charles Rippey dhe gruaja e tij 98-vjeçare, Sara, tha policia.