Autoritetet greke janë duke kërkuar qindra persona të zhdukur pas zjarrit vdekjeprurës që kaploi pjesë afër Athinës.
Së paku 77 persona kanë vdekur, përderisa kërkimi për të tjerët është duke vazhduar, raporton BBC.
Erëra të forta kanë shpërndarë zjarrin, duke ngujuar nëpër shtëpi shumë njerëz, dhe disa të tjerë duke i detyruar që të futen në det për t’u shpëtuar flakëve.
Kryeministrit Alexis Tspiras ka shpallur tri ditë zie kombëtare.
Familjarët e të zhdukurve kanë publikuar fotografitë e tyre në rrjetet sociale me shpresën se do të gjenden.
Banorët janë urdhëruar që të braktisin shtëpitë.
Në gjithë këtë fatkeqësi ka pasur edhe turistë të përfshirë, mirëpo thuajse të gjithë kanë arritur që të akomodohen.