Telegrafi

Zjarret në Cernushë, Hamza: Tashmë gjendja është nën kontroll

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka falënderuar zjarrfikësit e rajonit të Mitrovicës dhe Prishtinës, ushtarët e FSK-së, Policinë e Kosovës pasi ndihmuan për ta shuar zjarrin që përfshiu një kodër në Cerrnushë.

Hamza përmes një postimi në Facebook tha se banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël u ndjenë të shqetësuar pas këtij zjarri, por thotë se tani gjendja është nën kontroll.

“Pasi zjarri krijoi shumë shqetësim te banorët e fshatrave Cerrnushë, Kçiq i madh dhe Kçiq i vogël, nga kodra e përfshirë në zjarr në Cerrnushë, ndaj me ju lajmin e mirë që pas angazhimit maksimal të institucioneve përgjegjëse dhe ndihmës së banorëve, tashmë gjendja është nën kontroll”.

Tutje Hamza ka thënë se “Zjarrfikësit, ushtarët dhe policët janë heronjtë tanë të përditshëm, të cilët e rrezikojnë edhe jetën e tyre për sigurinë tonë. Faleminderit për shërbimin tuaj, heronj!”.