Site icon Telegrafi

Zjarret në Australi do të përkeqësohen edhe më shumë ndërsa pritet të afrohet një tjetër valë ekstreme e nxehtësisë

Australia do të përballet edhe më shumë me zjarre të tjera, pasi është parashikuar se një tjetër “valë e nxehtë ekstreme” pritet të godasë vendin.

Zjarrfikësit po përfitojnë nga një periudhë e përkohshme e motit më të freskët, por ka ende më shumë se 70 flakë vetëm në Uellsin e Ri Jugor, transmeton Telegrafi.

Deri më tani zjarret kanë mbytur nëntë njerëz dhe kanë djegur rreth pesë milionë hektarë tokë, dhe shkatërruar më shumë se 950 shtëpi.

Autoritetet tregojnë se gjërat do të përkeqësohen ndërsa temperaturat e larta do të kthehen përsëri.

Sidnei parashikohet të goditet nga një temperature prej 31C të dielën përpara se të arrijë në 35C ditën e martë, ndërsa periferitë perëndimore të qytetit mund të arrijnë deri në 41C.

Adelaide në Australinë e Jugut është në rrjedhën e duhur për të arritur një temperature prej 40C në fillimin e një valë nxehtësie katër-ditore.

Rose Barr nga Zyra e Meteorologjisë së Australisë tha se një valë nxehtësie pritet ta godet aktualisht pjesën jugore të Uellsit të Ri Jugor dhe do të përkeqësohet në fundjavë.

“Disa zona parashikohen të arrijnë kushte ekstreme të valës së nxehtësisë”, tha ajo.

“Me rritjen e nxehtësisë dhe erërave, rreziku nga zjarri do të përkeqësohet në javën e re, me të hënën dhe të martën ka shumë të ngjarë të jenë ditët më të rëndësishme të zjarrit”.

Vlerësimet e rrezikut nga zjarri mbeten shumë të larta në Uellsin e Ri Jugor dhe në Sidnei. /Telegrafi/

 

Exit mobile version