Site icon Telegrafi

Zjarret detyrojnë fshatrat në evakuim

Zjarri në fshatin Trebovlje të komunës Makedonski Brod është ende aktiv dhe përparon drejt vendbanimit Lutoec dhe fshatit Rastesh. Për momentin, tre shtëpi janë nën rrezik të drejtëpërdrejtë dhe po evakuohen banorë të fshatit Rashtec, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), në shuarjen e zjarrit është në veprim një helikopter i URM-së. Gjatë tërë ditës kanë qenë në aksion dy aeroplanë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), dy helikopterë të URM-së dhe një helikopter shtesë, ndihmë nga Republika e Bullgarisë. Në terren janë edhe ekipe të Njësisë zjarrfikëse territoriale të Kavadarit, ato të NP ‘Pyjet e Maqedonisë’, pjesëtarë të URM-së, banorët vendas dhe të punësuarit e DMSH-së.

Nga QRMK-Tetovë njoftojnë se zjarri që është aktiv në fshatin Zdunjë, zjarri i njejtë nga fshati Trebovlje i Makedonski Brodit, ka tendencë për zgjerim drejt fshatit Gurgurnicë të komunës së Tetovës./Telegrafi/

Exit mobile version