Sot pasdite në rajonin malor të veriut është shfaqur zjarr i ri pranë fshatit Moranë kah fshati Studeniçan. Edhe në pjesën e Matkës kah Shisheva ka zjarr të ri, por zjarri nuk është në afërsi të drunjve të gjatë dhe nuk ka rrezik për përhapje të mëtutjeshme për shkak të konfiguracionit të terrenit në fjalë. Terreni nuk mund të qaset ma automjete dhe mekanizma tokësor për shuarje por menaxhohet nga të punësuarit e NP ‘ Parqe dhe gjelbërime’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
ARM-ja është e angazhuar për rastin e fshatrave Trebovlje dhe Rastesh, me dy helikopterë në fshatrat Brest dhe Fojnik. NP ‘Pyjet e Maqedonisë’ nga Makedonski Brod angazhohet për zjarrin pranë fshatit Brest dhe tanimë është vënë nën kontroll./Telegrafi/