Site icon Telegrafi

Zjarre të reja në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të kaluara në rajonin e Kriva Pallankës kanë ndodhur dy zjarre, nga të cilët njëri është ende aktiv, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Njësia territoriale e zjarrfikësve në Kriva Pallankë informojnë se në zjarrin e parë që është shfaqur rreth orës 17, në fshatin Dllaboçicë, nga zjarri është përfshirë një sipërfaqe prej nëntë hektarësh, ndërsa në zjarrin që ka nisur sot në mëngjes në fshatin Gradec, ku nën zjarr janë dy hektarë pyll me pisha dhe drunj gjethrënës.

Në shuarjen e zjarreve janë përfshirë edhe ekipe të NP ‘Pyjet e Maqedonisë’ dhe ndërmarrja e pyjeve ‘Osogova’.

Zjarri në fshatin Gradec është shuar plotësisht sot rreth orës 9 të mëngjesit, ndërsa për zjarrin në fshatin Dllaboçicë ende punohet në terren./Telegrafi/

Exit mobile version