Zjarri në afërsi të manastirit Treskavec dhe vendbanimet Mazhuçisht, Maramorani dhe Gorno Sello është ria aktivizuar. Në drejtim të fshatit Zabrçan, po digjet bar i thatë. Në terren janë ekipet e Njësië territoriale zjarrfikëse-Prilep dhe banorë vendas, informojnë nga QMK, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Edhe zjarri në Fërllogoec, Mali Bistra është akoma aktiv. Po digjet bar i thatë, pishë dhe pyll i degraduar i bredhit.
Nga QMK informojnë se zjarre aktive ka edhe te fshatrat Rastesh, Zagrad dhe Vollçe ku digjet pyll lisi.
Në afërsi të fshatit Greshnicë zjarri është nën kontroll dhe hapësira është e rrethuar me gardh mbrojtës. Zjarr aktiv ka edhe afër fshatit Bogojci kah fshati Tatesh. Nga zjarri është kapluar pyll me drunj lisi dhe në shuarjen e zjarrit janë aktiv ekipe të NJTZ-Struga dhe NP-Jabllanica.
Zjarri në territorin ndërmjet fshatrave Nikishtan dhe Graçanci është ende aktiv dhe punohet për shuarjen e tij. Poashtu edhe në fshatrat Nikodin dhe Farish zjarret janë aktiv.
Zjarret në fshatin Gurgurnicë të Tetovës dhe Koritë të Gostivarit janë lokalizuar dhe janë nën kontroll, informojnë nga QMK./Telegrafi/