Telegrafi

“Zjarr, shpata e topa në luftën e Londrës, por fiton Leicesteri” (Video)

Me barazim 2-2 ka përfunduar supersfida e javës në Ligën Premier mes rivalëve të Londrës Veriore, Tottenhamit dhe Arsenalit, që u zhvillua në White Hart Lane.

Ndeshja filloi e qetë, me rreshje të kohëpaskohsme të shiut, një atmosferë tipikë për Londrën.

Tottenhami hyri me qëllimin e vetëm për të fituar para tifozëve të vet me ambicien për të bërë ëndrrën realitet për titull, e kështu edhe dominoi sfidën, shkruan Telegrafi.

Aksionin më të mirë e pati Erik Lamela, por që tentimin e tij e ndali në mënyrë spektakolare Ospina.

Posedimi i qetë i Arsenalit me kundërsulme u shpagua në minutën e 39-të, kur Hector Bellerin e gjeti të lirë Aaron Ramseyn, i cili në mënyrë elegante dhe të pabesueshme shënoi për 1-0 me anë të një lëvizje me finte. Gol i jashtëzakonshëm.

Me të filluar pjesa e dytë Tottenhami u vërsul në sulm, e kjo u pasua me një reagim të pamatur të Coquelin, i cili u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, e kështu Arsenali mbeti me një njeri më pak në terren (55′).

Vetëm pak minuta më vonë një rast i papranuar si gol me që topi nuk kaloi plotësisht vijën, përfundoi i intervenuar nga Ospina.

Por, gjithçka mori teposhtëzen për Arsenalin kur nga një korner Alderëeireld realizoi me një top goditje nga afërsia për 1-1 (60′).

Dy minuta më vonë Harry Kane me anë të një goditje fenomenale e shokoi portierin Ospina, duke e lënë atë rrafsh për toke pas raketës së lansuar (62′). Kështu u kompletua rikthimi spektakolar i Tottenhamit.

Kur të gjithë menduan se Tottenhami ka lojën në dorë, Arsenali u vërsul dhe Hector Bellerin me anë të një pasimi të bukur e gjen Alexis Sanchezin, që nuk dështon nga një pozicion i vështirë për të realizuar për 2-2 (76′).

Deri në fund të dyja skuadrat luftuan dhe Tottenhami insistoi, por rikthimi spektakolar shkoi huq me vetëm një pikë në këtë sfidë spektakolare.

Nga kjo ndeshje perfekte për syrin e publikut fitimar del vetëm Leicester City, që ka 57 pikë në vendin e parë, një ndeshje më pak të zhvilluar (sot ndaj Watfordit). Leicester ka dy pikë më shumë se Tottenhami në vendin e dytë dhe pesë më shumë se Arsenali për momentin që ka vendin e tretë. /Telegrafi/

Tottenham Hotspur 2:2 Arsenal Oh my, oh my… çfarë loje – Alexis Sanchez realizon me asist të Bellerin. Arsenali ka të kuq !

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 5 March 2016

Tjetër intervenim spektakolar nga Ospina. Por, 97 % e topit ishte brenda. Teknologjia e vijës së golit e hodhi poshtë se është gol. Ju çka mendoni, a duhet të pranohet kjo si gol? #TotArs

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 5 March 2016

Tottenham Hotspur 2:1 ArsenalSupergol nga Harry Kane

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 5 March 2016

Tottenham Hotspur 1:1 ArsenalAlderweireld barazon pas një korneri

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 5 March 2016

Petr Čech who? Portieri David Ospina bëri një intervenim të pabesueshëm, kur ndali një rast të qind për qindtë nga afërsia për Erik Lamela. #TotArs

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 5 March 2016

Tottenham Hotspur 0:1 ArsenalSupergol nga Aaron Ramsey (39')

Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 5 March 2016