Telegrafi

Zjarr i ri në Pehçevë

Foto: Ilustrim

Në Pehçevë nisi një zjarr i ri në vendin e quajtur Judovi Livadhi.

Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë vullnetarë, të punësuarit te Njësia Territoriale Kundër Zjarrit.

Pehçeva para disa ditëve ishte e përfshirë në zjarr në të njëjtin lokacion, kurse shuarja e zjarrit zgjati 3 ditë.

Kujtojmë se sot u arrestuan tre piromanë të cilët dyshohen për zjarrvënie, ndërsa Maqedonia gjatë gjithë sezonit veror po përballet me zjarre në disa lokacione./Telegrafi/