Telegrafi

Zjarr i përmasave të mëdha në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh

Foto: Ilustrim

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e sotme kodrat e Mbyetit në Fier, pranë ish- repartit ushtarak.

Flakët janë përhapur me shpejtësi duke alarmuar banorët e zonës, raporton A2cnn.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë nga flakët pranë ish – repartit dëgjohen dhe shpërthime fishekësh.