(E përditësuar 10:43) Shtëpia e cila u përfshi nga zjarri mëngjesin e së enjtes në rrugën “Vasil Andoni” në Prishtinë nuk ishte e banueshme.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për Telegrafin se dyshimet e para sugjerojnë që nga zjarri të jenë përfshirë disa mbeturina përpara objektit i cili ishte i pabanueshëm.
“Rreth orës 08:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Shaban Polluzha” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit si dhe zyrtarët e KEDS-it. Dyshimet e para sugjerojnë që nga zjarri të jenë përfshirë disa mbeturina përpara një objekti të pabanueshëm”, u shpreh ai.
Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale.
Një shtëpi është përshirë nga flakët të enjten në mëngjes në rrugën “Vasil Andoni” në Prishtinë.
Ekipet e zjarrfikësve tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar.
Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do t’ju mbajë të informuar me rastin. /Telegrafi/