Telegrafi

Zjarr në zonën e Moravës, dyshohet i vendosur qëllimisht

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre në zonën e Moravës, në Devoll.

Euronews bën me dije se forcat zjarrfikëse të bashkisë së Devollit po punojnë për lokalizimin e flakëve me mjete rrethanore.

Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme nga barinjtë e zonës për hapjen e kullotave. /Telegrafi/