Telegrafi

Zjarr në Zajaz, intervenojnë aeroplanë të DMSH

Aeroplanë të Drejtorisë për Mbrojte dhe Shpëtim sot pasdite janë kyçur në shuarjen e zjarrit që është shfaqur në territorin e komunës së Zajazit, ku zjarri është përhapur në hapësira të rënda për qasje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga DMSH informojnë se me vëmendje e ndjekin zhvillimin e gjendjes në terren dhe kumtojnë: “Të punësuarit në njësitë territoriale ndjekin gjendjen në hapësirën etërë shtetit dhe janë në gjendje gatishmërie për të intervenuar në ç çast, në rast nevoje, mund të angazhojnë ekipe për intervenim të shpejtë për shuarjen e zjarreve në terren të hapur”./Telegrafi/