Site icon Telegrafi

Zjarri i përmasave të mëdha në Shkodër, asfiksohet banori dhe 2 zjarrfikës

Një banore e zonës dhe dy punonjës të Forcave Zjarrfikëse janë asfiksuar si pasojë e flakëve të përmasave të mëdha që u regjistruan mesditën e kësaj të premteje në Shkodër.

Mësohet se ato janë dërguar në spital ku po marrin kujdesin e duhur mjekësor.

Nga sa njofton kryebashkiaku, Benet Beci, gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, pa asnjë komplikacion shëndetësor.

“Një banore e zonës dhe dy punonjës të Forcave Zjarrfikëse po marrin ndihmë mjekësore pas asfiksimit nga zjarri. Fatmirësisht gjendja e tyre është e mirë, pa asnjë komplikacion shëndetësor.

Faleminderit stafit mjekësor të Spitalit të Shkodrës”, shkruan Benet Beci.

Pas një orë e gjysmë në luftë me flakët, për fat të mirë u bë e mundur lokalizimi zjarrit të përmasave të jashtëzakonshme që ra pasditen e sotme në tregun e rrobave të përdorura në lagjen Qafë Hardhie të Shkodrës. Për pasojë janë dëmtuar edhe disa banesa dhe janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Exit mobile version