Telegrafi

Zjarr në transformatorin e centralit fotovoltaik në Osllomej

Një zjarr ka shpërthyer sot në një nga transformatorët e centralit fotovoltaik në Osllomej, njofton “TV21”.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit, por nga personat përgjegjës mësohet se kjo bën shpërndarjen e energjisë elektrike në një pjesë të centralit fotovoltaik.

Në këtë central janë të pranishëm mediat, pasi për pak pritet të arrijnë edhe funksionarët qeveritarë për të promovuar ndërtimin e tij.