Site icon Telegrafi

Zjarr në Tiranë

Një magazine u përfshi nga flakët e shumta të zjarrit, mesditën e së mërkurës në zonën e quajtur “Poligrafiku”.

Drejtori i zjarrëfikseve, Haki Hoxha, deklaroi se zjarrëfikset u nisën drejt zonës ku ka ndodhur zjarri, i cili nuk ka shkaktuar dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale dhe shtoi se ‘’në magazinë ka lëndë kimike’’, citoi Ora News.

Drejtori i zjarrëfikseve deklaroi se zjarri shumë shpejt do të vihet në kontroll, pasi përmasat e përhapjes së tij janë zvogëluar. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.

Ndërkohë një qiri i harruar ndezur në njërin prej apartamenteve shkaktoi zjarrin e madh, mbrëmjen e së martës, në Korçë.Ekspertiza e policisë tha se qiriu i lënë ndezur shkaktoi zjarrin.

Policia vuri në pranga 54-vjeçarin, Bajram Zyberi, i cili akuzohet për zjarrëvënien, që la pa banesa 4 familje, në lagjen nr.6, në Korçë.

Zjarri shkaktoi vetëm dëme materiale, dhe nuk pati të lënduar në njerëz, pasi policia arriti në kohë evakuimin e banorëve.

Një shkëndijë elektrike shkaktoi një tjetër zjarr, të martën, në Qëndrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Zjarri ra nëkatin e dytë të repartit të djegies në QSUT, në të cilën po kryheshin rikonstruksione.

Zjarrëfikëset shuan zjarrin, i cili shkaktoi vetëm dëme materiale, pasi për shkak të riparimeve, nuk kishte pacientë të shtruar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version