Telegrafi

Zjarr në tarracën e Gjykatës së Lartë në Tiranë

Zjarri ka përfshirë këtë të enjte ambientet e një lokali që ndodhet në godinën e Gjykatës së Lartë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:05, ku zjarri ka përfshirë lokalin që ndodhet në tarracën e katit të katërt të Gjykatës së Lartë, në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rrugova”.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe ato të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. /abcnews/