Telegrafi

Zjarr në Stamboll, shpërthen një depo – banorët në frikë se pronat e tyre mund të kaplohen nga zjarri

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një depo në afërsi të një vend-punishte në Stamboll të Turqisë.

Tymi i zi që ngritej në qiell ka frikësuar tej mase banorët që ishin të brengosur, që zjarri mund t’i kaplojë edhe pronat e tyre, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë se para zjarrit kishte ndodhur një shpërthim në të cilin për fat të mirë nuk është lënduar askush.

E një numër i madh i zjarrfikësve po mundohen ta fikin zjarrin, kurse shkaku i këtij shpërthimi deri më tani mbetet i panjohur. /Telegrafi/