Një zjarr ka rënë në orët e para të mëngjesit në spitalin rajonal të Sarandës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Flakët kanë përfshirë sallën e pajisjeve radiologjike në këtë spital dhe mendohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /A2 CNN/