Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në shkollën e fshatit Llugë të Podujevës.
Ky incident nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz, ndërkaq policia e zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt (shkollë) në fshatin Llugë të Podujevës. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar”, tha Ahmeti.
Ajo njoftoi po ashtu se detaje për rastin do të japin më vonë, pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes. /Telegrafi/