Një person ka humbur jetën në zjarrin që mbrëmë rreth orës 20:55 kaploi shtëpinë nën pronësinë e T.M (80) në fshatin Bogosllovec në Shën Nikollë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë terriroriale kundër zjarrit në Shën Nikollë. Pas shuarjes së zjarrit është gjetur trupi i djegur”, informojnë nga MPB.
Vendi është i siguruar nga ana e zyrtarëve policorë nga stacioni policorë në Shën Nikollë, ndërsa hetim në vendin e ngjarjes do të bëhet gjatë ditës së sotme./Telegrafi/