Telegrafi

Zjarr në Qendrën e Studentëve, nuk ka të lënduar

Në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, sot rreth orës 14:00 ka shpërthyer një zjarr gjatë punimeve në rezervuarët e ujit sanitar.

“Menjëherë pas kësaj punëtorët e Qendrës së Studentëve kanë intervenuar dhe kanë arritur ta kontrollojnë përhapjen e zjarrit deri në ardhjen e njësitit të zjarrfikësve të cilët e kanë shuar zjarrin përfundimisht.

Ju informojmë se gjatë këtij incidenti nuk ka të lënduar dhe as dëme material”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/