Në hapësirat e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB), në departamentin përparandalim ka shpërthyer zjarr, konfirmojnë nga SPB e Kumanovës.
Zjarri ka shpërthyer rreth orës shtatë dhe është hetuar nga një i punësuar. Një ekip i zjarrfikësve ka ndërhyrë dhe e ka shuar zjarrin.
Janë duke u verifikuar dëmet materiale, kurse shkaku i zjarrit duhet të jetë instalimi i vjetëruar elektronik./Telegrafi/