Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm, rreth orës 6:30 me orën lokale, në Parlamentin e Austrisë.
Në operacionin për shuarjen e zjarrit janë përfshirë 70 zjarrfikës, të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, transmeton shekulli.
Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për asnjë person të lënduar. Ende nuk dihen rrethanat se si u përfshi nga flakët ndërtesa që ndodhet në kryeqytetin e Vjenës.