Në parkingun e parkut më të madh Disney në Kaliforni të hënën ka shpërthyer një zjarr, ku si pasojë u dogjën tetë makina, ndërsa shtatë persona kanë marrë trajtim mjekësor për asfiksi nga tymi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ende nuk ka asnjë të dyshuar për shkaktimin e zjarrit, kurse autoritetet në Anaheim nuk kanë bërë të ditur shkakun e zjarrit.
Katër makina u dogjën plotësisht poshtë, ndërsa katër tjerat kanë pësuar dëmtime të mëdha, ku dëmi i shkaktuar është vlerësuar në 180,000 dollarë tha policia. Në këtë vend të Disney çdo ditë parkohen mijëra automjete.
Shtatë punonjës të Disneyland kanë kërkuar ndihmë për shkak të asfiksisë nga tymi, prej të cilëve katër janë dërguar në spital. Asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën, tha shefi i stacionit të zjarrfikëseve Anaheim, Darom Wyatt.
Zjarri është raportuar në orën 17:00 sipas kohës lokale, por 30 minuta më vonë u shua. Qindra vizitorë dhe punonjës të parkut nuk kanë mundur të shkojnë te makinat e tyre deri në përfundimin e evakuimit, që ka zgjatur rreth dy orë.
Parku më i madh i Disney ndodhet në Anaheim, ku miliona fëmijë dhe të rritur çdo vizite vizitojnë këtë kompleks i cili përbëhet nga dy pjesë të veçanta të parkut Disneyland.