Mbrëmë para mesnate në objektin e vjetër të Spitalit Psikiatrik në Demir Hisari, zjarri përfshiu një pjesë të këtij objekti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas informatave të Tv Orbis objekti ka qenë i zbrazur dhe në të nuk ka pasur energji elektrike.
Ndërsa sipas banorëve zjarri ka filluar prej kulmit ku më vonë është hapur edhe në katin e dytë.
Gjatë kohës së zjarrit objekti ka qënë i zbrazor, por gjatë viteve të kaluara komuna e Demir Hisarit ka vendosur një të pastrehë, i cili ka shfrytëzuar vetëm një objekt të ndërtesës.
“Mua kur më treguan se objekti po digjet, në atë moment ndodhesha në sallën e sportit. Përsëri kam mbetur pa shtëpi”, tha Zhivko, i cili është shfrytëzuesi i vetëm i këtij objekti.
Objekti që për momentin është në posedim të Komunës së Demir Hisarit, më parë ka qenë Spitali psikiatrik për gra./Telegrafi/