Një zjarr në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali privat ku po trajtoheshin pacientët me coronavirus, la të vdekur nëntë persona, tha të shtunën zyra e guvernatorit në provincën juglindore turke të Gaziantep.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bazuar në këtë deklaratë, zjarri u shkaktua nga shpërthimi i një ventilatori oksigjeni.
Bëhet e ditur se 14 pacientë të tjerë që po merrnin trajtim në njësinë e kujdesit intensiv u transferuan në spitalet e tjera.
Të premten në mbrëmje, Ministria e Shëndetësisë në Turqi raportoi 26 mijë raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të të prekurve në 1.9 milion. /Telegrafi/