Dy vetë kanë gjetur vdekjen dhe të paktën 25 të lënduar, katër seriozisht, në një zjarr të madh në vendpushimin e skive të Courchevel në Alpet franceze, thonë policia.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri filloi para agimit të dielën në një ndërtesë ku punonin sezonalë. Në përgjithësi, tri ndërtesa thuhet të jenë prekur nga zjarri.
Po sipas mediave të huaja, shtatëdhjetë zjarrfikës tentuan për të vendosur kontroll mbi zjarrin, shkaku i të cilit nuk është konfirmuar ende.
Pamjet nga skena tregojnë ekipet e zjarrit duke përdorur shkallët për të shpëtuar njerëzit nga brenda ndërtesës trekatëshe.
Ndërsa në një video, të publikuar në mediat sociale, tregon të paktën një person duke kërcyer nga një dritare e sipërme në një përpjekje për të shpëtuar nga flakët.
Staff accommodation above #Chanel and #Chopard caught fire early this morning #Courchevel pic.twitter.com/92WYJ1GT0U
— 150 days of winter (@150dow) January 20, 2019
Një tjetër video gjithashtu duket të tregojë dhjetëra njerëz të mbledhur në rrugë më poshtë pasi u evakuuan nga ndërtesa.
Raportet e medias lokale thonë se ndërtesa strehonte rreth 60 punëtorë turistik, duke përfshirë të huaj. /Telegrafi/