Site icon Telegrafi

Zjarr në një spital në Itali, të paktën tre të vdekur

Tre të moshuar mbetën të vdekur kur zjarri përfshiu një spital gjatë natës në qytetin Tivoli, afër Romës.

Një trup i katërt u gjet në morgun e spitalit “San Giovanni Evangelista”, por viktima besohej se kishte vdekur përpara se zjarri të shpërthente pak para orës 23:00, tha agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Brigada e zjarrfikësve përdori shkallët për evakuimin e rreth 200 personave nga spitali, duke përfshirë një grua shtatzënë dhe një numër fëmijësh.

Të evakuuarit u dërguan në spitale të ndryshme të kryeqytetit të Italisë, raporton reuters.

Të vdekurit – dy burra dhe dy gra – ishin të moshës midis 76 dhe 86 vjeç, thanë mediat.

Ndryshe, autoritetet italiane kanë bërë të ditur se zjarri është shuar dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve. /Telegrafi/

Exit mobile version