Sot në mëngjes rreth orës 04:45 në rrugën “Pavel Shatev” në Veles, nga arsye të panjohura për momentin, ka shpërthyer zjarr në shtëpinë e N.N.
Nga ana e ekipit të zjarrfikësve zjarri është lokalizuar, ndërsa persona të lënduar nuk ka, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MPB thonë se po marrin masa për të vërtetuar arsyet e zjarrit./Telegrafi/