Një person është lënduar në zjarrin që shpërtheu dje pasdite në një shtëpi në Shkup, nën pronësi të M.N (53). Gjatë këtij zjarri u dogjën kati i parë dhe konstruksioni i çatisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zjarri i cili shpërtheu deri tani për arsye të panjohura, është shuar nga Brigada për mbrojtje kundër zjarrit në orën 13:10.
Në momentin kur shpertheu zjarri, në shtëpi kanë qenë tre anëtarë të familjes të cilët me kohë lëshuan shtëpinë dhe nuk u lënduan, ndërsa J.A (61) përderisa ka tentuar ta shuajë zjarrin ka marrë lëndime të lehta në dorë./Telegrafi/