Dëm material prej rreth 180 mijë denarë është shkaktuar nga zjarri që natën e kaluar rreth orës një pas mesnate shpërtheu në shtëpinë e Q.O (72) në Përshevcë të Tetovës, në të cilin, fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave fillestare pas ekspertizës policore, për rënien e zjarrit dyshohet Xh.O (38), djali i Q.O i cili kohë të gjatë është përballuar dhe shëruar nga problemet prikike dhe i cili kohëve të fundit ka braktisur shtëpinë.
Zjarri është lokalizuar pas orës dy në mesnatë, me intervenimin e zjarrfikësve të Tetovës./Telegrafi/