Telegrafi

Zjarr në një shtëpi në Kërçovë, familjarëve u digjen 21 mijë euro dhe 30 mijë franga

Gjatë ditës së djeshme në një shtëpi familjare në fshatin Srbica në Kërçovë ka shpërthyer një zjarr.

Nga zjarri në shtëpinë e M.L (46) familjarëve ju janë djegur 21 mijë euro, 30 mijë franga zvicerane dhe mobiliet e shtëpisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zjarri është lokalizuar nga ana e Njësitit së zjarrfikësve të Kërçovës, ndërsa hetime kanë kryer policia e Kërçovës./Telegrafi/