Site icon Telegrafi

Zjarr në një shtëpi në Gjakovë, gjashtë persona përfundojnë në spital

Një shtëpi në pronësi të një qytetari kosovar është përfshirë nga zjarri në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në Gjakovë.

Autoritetet dhe ekipi zjarrfikës kanë ndërhyrë me shpejtësi në vendin e ngjarjes, duke arritur ta lokalizojnë zjarrin dhe të shmangin përhapjen e mëtejshme.

Si pasojë e zjarrit, gjashtë persona kanë pësuar asfiksim dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar rrethanat e incidentit. /Telegrafi/

Exit mobile version