Telegrafi

Zjarr në një restorant në Shkup

Foto: Ilustrim

Mbrëmë rreth orës 02:15 në restorantin në rrugën “Pavel Shatev” në Shkup, nën pronësi të G.I nga Shkupi, deri tani nga arsye të panjohura është paraqitur zjarr, i cili ka djegur kompjuterë, makinën llogaritëse, frigorifer dhe sende tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të lënduar nuk ka, ndërsa zjarri është lokalizuar nga ekipi i Brigadës për mbrojtje kundër zjarrit.

Nga Policia njoftojnë se po ndërmarrin masa për zbulimin e arsyeve të zjarrit./Telegrafi/