Site icon Telegrafi

Zjarr në një rafineri nafte në Rusi, dyshohet se u sulmua nga dronët

Një zjarr raportohet se ka shpërthyer në një terminal nafte në qytetin Tuapse në Krasnodar Krai të Rusisë herët në mëngjes të martën, sipas zyrtarëve të qytetit.

Zjarri raportohet se ka nisur rreth orës 02:00 në një rrugë ku, sipas të dhënave, ndodhet një rafineri në pronësi të kompanisë shtetërore të naftës Rosneft, përcjell Telegrafi.

Banorët e Tuapse raportuan se kishin dëgjuar dy shpërthime me një distancë kohore prej disa sekondash, raportoi gazeta lokale e lajmeve 93.ru.

Sipas kanalit Telegram Astra, objekti u sulmua nga “dy fluturake të paidentifikuara”.

Disa kanale në mediat sociale kanë raportuar se objekti u sulmua nga dronët që mbanin eksplozivë që ranë rreth 100 metra nga rezervuarët e naftës të rafinerisë.

Ndërkohë një burim nga shërbimet e urgjencës ruse i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti se “një dron u zbulua” pranë terminalit.

Zyrtarët rusë nuk i kanë komentuar këto raporte. /Telegrafi/

Exit mobile version