Gjatë pasdites së sotme në Komunën e Malishevës, më saktësisht në fshatin Stapanicë të kësaj komune, një pjesë fushore dhe malore është përfshirë nga zjarri.
Në një deklaratë dhënë Telegrafit, Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës ka bërë të ditur se me të marrë lajmin Policia e Kosovës dhe njësia e Zjarrëfikësve të Kosovës, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë dukë bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit.
Theksojmë që ditë më parë ishte bërë e ditur që vetëm gjatë muajit korrik janë bërë 341 intervenime në shuarjen e zjarreve me të cilat ishte përballur territori i vendit tonë./Telegrafi/