Mesditën e sotme në zonën e Unazës së Re në Tiranë, ka rënë zjarr në parkingun e një pallati, dhe si pasojë dyshohet se janë djegur disa mjete.
Blutë bëjnë me dije se shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga Grupi Hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
“Më datë 13.07.2023, në Unazë të Re, ka rënë zjarr në parkingun e një pallati, dhe si pasojë dyshohet se janë djegur disa mjete. Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse po bëjnë evakuimin e banorëve të pallatit dhe gjithashtu po punojnë për fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/