Telegrafi

Zjarr në një objekt banesor në Dardani (Video)

Një objekt banesor në lagjen Dardania të Prishtinës para pak çastesh është përfshirë nga zjarri.

Banorët e këtij objekti banesor i kanë thënë Telegrafit, se zjarri ka shpërthyer në disa njehësor të rrymës dhe kjo ka shkaktuar flakë në katin e parë të një banese.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës dhe njësia e zjarrfikësve, të cilët kanë evakuuar banorët  e objektit banesor, raporton Telegrafi.

Tani për tani nuk ka ndonjë të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale. /Telegrafi/