Site icon Telegrafi

Zjarr në një nga kullat e famshme të Berlinit (Video)

Një zjarr ka shpërthyer në kompleksin e ndërtesës Europa-Center, një nga monumentet e Berlinit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që dalin nga kulmi i saj.

Flakët shpërthyen në tavanin e 21 katëshes, kanë raportuar të martën mediat gjermane.

Po sipas medieve gjermane, një defekt i kondicionerit të ajrit mund të jetë shkaktar i zjarrit. /Telegrafi/

Exit mobile version