Telegrafi

Zjarr në një ndërtesë në Aerodrom të Shkupit (Foto)

Në podrumin e një ndërtese në Aerodrom të Shkupit, në rrugën “Vlladimir Komarov” ka shpërthyer zjarr.

Nga MPB thonë se njoftimin për zjarr e kanë marrë në orën 14:26, ndërsa policia ka bllokuar rrugën dhe është ndaluar komunikacioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë 5 makina zjarrfikëse, ndërsa tani nuk dihet arsyeja e zjarrit./Telegrafi/